Loading…

Policia italiane zbulon një rrjet prostitucioni në një ‘Call Center’: Drejtohej nga një shqiptar

  • 13/04/2019 | 14:19

Policia italiane zbulon një rrjet prostitucioni në një ‘Call Center’: Drejtohej nga një shqiptar

Policia italiane ia ka dalë të zbulojë një megabiznes në shfrytëzimin e prostitucionit mes të cilave vajza, transeksualë dhe shqiptarë, transmeton Gazeta Metro.


Një Call Center me bazë në Spanjë që drejtohej nga një shtetas shqiptar bënte seleksionimin e vajzave dhe transeksualëve në bazë të vendndodhjes së klientëve që telefononin.

Policia e Peskarës ka shkatërruar një grupim kriminal me aktivitet në shfrytëzimin e prostitucionit gjatë operacionit të ekzekutuar një ditë më parë në të gjithë territorin italian.

Në pranga ranë 5 persona si edhe janë shpallur në kërkim 2 femra, një shqiptare dhe një shtetase rumune, që mendohet se drejtonin këtë aktivitet ilegal.

Sipas hetimeve të policisë italiane, prej vitit 2017 ky grupim kriminal kishte ngritur një rrjet shfrytëzimi prostitucioni të përbërë nga vajza e transeksualë, të gjithë me kombësi të huaj e kryesisht shqiptarë, rumunë dhe amerikano jugor,

Ata ushtronin këtë aktivitet në apartamente në qytete të ndryshme italiane, ku detyroheshin të paguanin për shfrytëzuesit e tyre 400 euro në javë ose 40-50 % të fitimeve të tyre. Nëse u duhej reklama në portale të ndryshme, ata duhet të paguanin 160-200 euro më shumë në javë.

Telefonatat e kontaktet me klientët i realizonte një call center me seli në Spanjë që administrohej nga një shqiptar, i cili është shpallur në kërkim.

Në bazë të vendndodhjes së klientëve, me anë të këtij call center-i, adresoheshin vajzat apo transekeksualët.

Në zotërim të këtij grupi kriminal, policia italiane ka sekuestruar me dhjetëra apartamente të marra me qira në Peskara, Romë, Lecce, Milano e Firenze./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë