Dy persona që llogariten si të dyshuar për veprën “ndërhyrje në system kompjuterik”, janë identifikuar nga Policia e Kosovës.
Këtë e bëjnë me dije vet Policia, duke treguar se të dyshuarit kanë pasur cak “star-kartelat” për blerje online.
Policia bën të ditur se të identifikuarit janë A. P. 26 vjeçar dhe V. P. 27 vjeçar, të dy shqiptarë. Tutje policia ka treguar se të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregulltë./gazetametro.net
Lexoni të plotë komunikatën e Policisë:
Në vazhdën e hetimeve intensive hetuesit, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në gjashtë raste të veprës penale “ndërhyrje në sistem kompjuterik”. Rastet e kësaj vepre penale ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vepre penale ishin keqpërdorim i “starkartelave’’ përmes blerjeve online. Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 18 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dy persona të dyshuar A. P. 26 vjeçar dhe V. P. 27 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptare shtetas të Republikës së Kosovës. Dy të dyshuarit pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt.