Policia e qytetit Wichita në shtetin e Kansas të SHBA’së janë në kërkim të të dyshuarës që kishte kryer jashtëqitjen në mes të një dyqani bukurie javën e kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Autoritetet amerikane nuk e publikuan emrin e gruas por njoftuan të martën se është konfirmuar identiteti i ‘armikut të publikut numër 2’ që ishte kapur në kamerat e sigurisë duke u ‘çliruar’ në një prej korridoreve të Mid-K Beauty Supply me 10 maj.
Sipas policisë, “jashtëqitja ishte e konsiderueshme aq sa tetë paruke ishin shkatërruar si rezultat”.
Incidenti ishte xhiruar nga kamerat e sigurisë “por për të mirën e të gjithë juve ne nuk do ta publikojmë sulmin fekal” kanë njoftuar policia e Wichita.
Policia ka cekur edhe një detaj tjetër thumbues rreth rastit kur theksuan se “tashmë identiteti është konfirmuar se nuk ishte Amber Heard kështu që ju lutemi të mos telefononi dhe dërgoni më këtë si informacion”./gazetametro.net