Inspektorati i Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndalur disa babadimra në sheshin qendror të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.
Nëse gjatë kësaj kohe rreth festave jeni mrekulluar me atmosferën që kanë sjellur babadimrat nëpër sheshin e kryeqytetit, me shumë gjasë nuk iu ka vajtur mendja se ata punojnë ilegalisht.
Sonte, në sheshin ‘Nënë Tereza’, Inspektorati i Komunës ka ndaluar disa persona për aktivitet ilegal. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, një inspektor komunal.
Në vendin e ngjarjes, ishte edhe vetë kryeinspektori i Prishtinës, Salih Zyba. Ai ka shoqëruar zyrtarët komunal gjatë këtij aksioni, por nuk ka pranuar të prononcohet për gazetën.
Siç mirret vesh, babadimrat i ndaluar nga inspektorati, kanë rezultuar pa leje pune. Ndërsa, për arsyet shtesë të ndalimit, inspektorati nuk ka dhënë informacione.
Më poshtë, shihni videon e momentit kur Policia me Inspektoratin e Komunës ndalon babadimrat: