Loading…

Policia i del në krah gazetarëve

  • 28/03/2017 | 14:24

Policia i del në krah gazetarëve

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se Policia është treguar profesionale duke ofruar siguri në veçanti për gazetarët.


Maxhuni u shpreh i hapur në rritje e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Këto Maxhuni i tha në takimin e sotëm që kishte me kryetarin e AGK’së, Shkëlqim Hysenaj dhe hulumtuesin e këtij asociacioni, Petrit Çollakun, shkruan gazetametro.net.

Ndërkaq, përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan që Policia e Kosovës t’i trajtojë me prioritet rastet e sulmeve apo kanosjeve ndaj gazetarëve dhe për të njëjtat të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Gjatë takimit, Maxhuni e Hysenaj u dakorduar për rritjen e bashkëpunimit në mes të Policisë e AGK’së, duke përfshirë edhe takime apo trajnime të përbashkëta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë