Loading…

Policia ende nuk e di se a do ta arrestojë sot Albin Kurtin

  • 10/05/2017 | 11:16

Policia ende nuk e di se a do ta arrestojë sot Albin Kurtin

Policia e Kosovës ka treguar se ka urdhër për ta arrestuar Albin Kurtin. Deputeti dhe ish-lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, mund të arrestohet nga Policia, pasi për të ka urdhërarrest.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Kallxo.com se “policia do ta vlerësojë situatën se a do të arrestohet Kurti gjatë ditës së sotme nëse shihet në Kuvend”.

Burime të Gjykatës Themelore në Prishtinë i thanë se urdhërarresti për Albin Kurtin është gjithëpërfshirës dhe ai mund të arrestohet në çdo moment.

Sipas gazetarëve të Kallxo.com në Kuvend, Albin Kurti ende nuk është i pranishëm.

Zëdhënësi i “Vetëvendosjes”, Shkodran Hoti, tha se Kurti do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit në lidhje me mocionin e mosbesimit.

“Kurti ka me qenë në Kuvend të paktën kështu ka thënë, por nuk e di, nuk jam i informuar nëse ka arritur në ambientet e Kuvendit”, tha Hoti.

I pyetur se ku aktualisht ndodhet Kurti, zëdhënësi Hoti tha se ai është në Prishtinë.

“Nëpër Prishtinë, nuk ka ku të shkojë, s’ka çka të mbajë fshehtë”, tha Hoti.

Urdhërarrestin për Albin Kurtin e lëshoi gjyqtari Beqir Kalludra më 21 prill, pasi Kurti nuk mori pjesë në seancën e gjykimit për gazin lotsjellës në

Kuvend, ku akuzohen bashkë me të edhe tre deputetë tjerë të “Vetëvendosjes”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë