Ai u kap tek ish-Stacioni i Trenit, ku dyshohet t’i ketë vjedhur në autobus shtetasit A. M. 40 mijë lekë, raporton syri.
Gjithashtu këtij shtetasi, i është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë:
– Më datë 31.05.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, në autobusin urban të linjës së Tiranës së Re, shtetasit G. T., i ka vjedhur, vlerën monetare prej 95.000 lekësh
– Më datë 15.07.2016, pranë ish stacionit të trenit, në autobusin e linjës së Unazës, shtetases Amerikane B. P. C., i ka vjedhur portofolin me një shumë monetare prej 10.000 lekë dhe dokumente.
– Më datë 10.08.2016, tek ish stacioni i trenit, në autobusin e linjës së Unazës, shtetases E. M., i ka vjedhur vlerën monetare prej 80.000 mijë lekë dhe 130 euro.
Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobusët urbanë.