Loading…

Policia e Shqipërisë dënon 250 shoferë me anë të dronit

  • 26/08/2018 | 12:19

Policia e Shqipërisë dënon 250 shoferë me anë të dronit

Deri pak kohë më parë, Shqipëria ishte vendi nga ku dilnin lajme të kobshme për çdo ditë për viktima të trafikut.

Gjendja alarmante e viktimave kishte bërë që vitin e kaluar shteti të angazhohet në forcimin e ligjit në trafik, për çka edhe kishte shtuar kontrollin në rrugë, shkruan gazetametro.net.

Kjo lëvizje e shtetin shqiptar kishte qenë efektive pasi ishin ulur dukshëm aksidentet në rrugët e Shqipërisë, e sidomos ato me fatalitet.

Mirëpo, diçka e pazakonshme është duke ndodhur ditët e fundit në Shqipëri. Policia e këtij shteti është bërë aq efikase dhe po i lufton shkeljet në komunikacion, sa ka future në funksion edhe dronë.

Vetëm sot, siç njofton Policia shqiptare, ka kapur me anë të dronit 250 shoferë që kishin bërë  shkelje.

Sidoqoftë, në rrugët e Shqipërisë në kohën e sezonit patrullojnë edhe Policia e Kosovës, për shkak të rritjes së numrit të kosovarëve që shkojnë për pushime./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë