Loading…

Policia e Prokuroria paraqesin provat për të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e Ivanovicit

  • 23/11/2018 | 11:33

Policia e Prokuroria paraqesin provat për të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e Ivanovicit

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale përmes një konference për media kanë dhënë detaje për aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës ku u arrestuan katër persona, transmeton gazetametro.net.


“Sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës nën udhëheqjen e policisë ka kryer një aksion të bastisjes në veri. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 4 persona 3 prej tyre në lidhje me rastin e Oliver Ivanoviq. Cak i këtij operacioni kanë qenë 4 të dyshuar. Një nga të dyshuarit nuk është gjetë në vendbanimin e tij dhe është arratisur. Ndërsa tjetri ka penguar personat zyrtarë për kryerjen e detyrës”.

“Operacioni ka rezultu të jetë i suksesshëm, janë përdorë mjete të parapara me ligj. Gjatë operacionit nuk ka pasur persona të lënduar.Të dyshuarit janë në objektet e policisë përkohësisht.”

Tutje, prokurori special Sylë Hoxha ka se lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovicit, kanë filluar grumbullimin e provave nga 13 marsi dhe janë dëgjuar 40 dëshmitarë nga pjesa veriore.

Ndërkohë, tutje Hoxha ka thënë Policia për shkak të vështërësive në terren nuk ia doli ta arrestojë edhe një person (S.A) ndërkohë shtoi se i njëjti mund të arrestohet në çdo moment.

“40 dëshmitarë janë të dëgjuar kryesisht nga pjesa veriore lidhur me këtë rast. Policia ka marrë aktëvendim për të pandehurit që janë arrestuar për veprën penale vrasje të rëndë, Më datën 06.11 është marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve”, tha prokurori Hoxha.

“Me datën 21.11 Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për kontroll në shtëpitë e të dyshuarve. M.R nuk është gjetur në banesën e tij dhe do të vazhdojë kërkimi për të. Gjatë bastisjes apo arrestimit për shkak të vështirësive në terren nuk është arritur të arrestohet një person me inicialet S.A që vazhdohen të mbetet në kërkim,” ka përfunduar ai./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë