Loading…

Policia e mohon se është gjetur trupi i policit të dytë

  • 04/05/2018 | 17:55

Policia e mohon se është gjetur trupi i policit të dytë

Foto ilustruse nga arkiva: Polici i gjetur dje në ujërat e Lepencit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë që nuk është gjetur trupi i policit të dytë.

“Jemi në vendin e ngjarjes, nuk kemi asgjë konkrete, por po vazhdojnë kërkimet”, ka thënë shkurt Gashi.

Për gjetjen e policit të dytë kishte raportuar KTV, por policia e demanton këtë dhe thotë se kërkimet po vazhdojnë.


Është gjetur edhe trupi i policit të dytë, Armend Trena, që deri më tani konsiderohej i zhdukur pas aksidentit që pësoi të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc, së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi, i cili u varros më herët gjatë ditës së sotme.

Trupat e dy policëve u kërkuan për disa ditë radhazi, por gjetja e tyre u bë e mundur vetëm pas angazhimit të zhytësit me përvojë, Ismajl Kasumi.

Sipas burimeve të KTV-së, trupi i tij është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të aksidentit.

Ndërsa, trupi i kolegut të tij, gjatë ditës së djeshme, ishte gjetur rreth pesë kilometra larg aksidentit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë