Loading…

Policia e Kosovës trajnohet nga Qendra e Universitetit North Western (Foto)

  • 12/05/2017 | 21:21

Policia e Kosovës trajnohet nga Qendra e Universitetit North Western (Foto)

Kanë përfunduar trajnimin dhjetë javor i 39 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke përfshirë Inspektoratin Policor, Doganën e Kosovës dhe FSK-në, të mbajtur nga Qendra e Universitetit North Western për Siguri të Përgjithshme.


Ky trajnim ka pasur për qëllim fitimin e njohurive për zbatimin e ligjit dhe krijimin e një sigurie më të madhe në vend e po ashtu edhe menaxhimin e organizatave të ndryshme.  Që të gjithë këta pjesëmarrës pas përfundimit të këtij trajnimi janë shpërblyer edhe me certifikata.

Ambasadori i ShBA’së, në Kosovë Greg Delawie ka kërkuar nga të gjithë të diplomuarit që ishin prezent që pavarësisht ngjarjeve të fundit në vend të zbatojnë ligjin pa marrë parasysh preferencat personale e politike.

“Në një kohë të tillë të demonstroni përkushtimin tuaj për zbatimin e ligjit në mënyrë të paanshme pa marrë parasysh preferencat tuaja personale e politike”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe pse Kosova ka bërë përparim të dukshëm në sundimin e ligjit ka ende punë për t’u bërë.

“Krijimi i një mjedisi të qetë dhe të sigurt është komponent kyç i përmirësimit të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve. Kjo kërkon që të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të zhvillojnë dhe të vënë në punë strategjinë inovative për ta mbrojtur shoqërinë. Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zhvillimin dhe fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit por natyrisht mbetet edhe shumë punë”, ka thënë ai.

Ndërsa Daut Hoxha, nga Policia e Kosovës, ka thënë se ka pasur fatin që të jetë pjesë e këtij trajnimi, pasi që konsideron se ka qenë mjaft i rëndësishëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë