Loading…

Policia e Kosovës, për të shtëna me armë në dasma e ahengje ,gjatë verës ka arrestuar 81 të dyshuar dhe konfiskuar 112 armë

  • 08/09/2021 | 19:59

Policia e Kosovës, për të shtëna me armë në dasma e ahengje ,gjatë verës ka arrestuar 81 të dyshuar dhe konfiskuar 112 armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vere, konkretisht nga 28 qershori 2021 e deri më sot, ka arrestuar 81 të dyshuar dhe konfiskuar 112 armë, që janë përdorur në dasmë dhe ahengje të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një njoftimi për media, Policia ka thënë se ka qenë shumë e angazhuar në parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma.

“Patrullat policore gjithandej vendit kanë monitoruar këto lloj festimesh (dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’. Aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prap ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla. Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata. Policia ka iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla. Fatbardhësisht në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë