Mediat serbe po raportojnë se rreth 50 pjestarë të policisë së Kosovës, kanë dalur në pikën kufitare në Jarinje për të ndaluar hyrjen e trenit serb në Kosovë, transmeton gazetametro.net.
Kjo po ndodhë pasi qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ky tren të mos lejohet të hyjë në territorin e Kosovës.
Këta pjestarë të policisë së Kosovës të cilët aty janë prezentë me shumë automjete thuhet se janë duke pritur ardhjen e trenit i cili është nisur paradite nga Beogradi. /gazetametro.net