Loading…

Policia e Kosovës në aksion: 8 të arrestuar për prostitucion

  • 21/07/2017 | 15:07

Policia e Kosovës në aksion: 8 të arrestuar për prostitucion

Janë arrestuar 8 persona të dyshuar për ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘marrje me prostitucion’, në rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative duke përfshirë edhe aktivitetet kriminale, gjatë javëve që po lëmë pas me sukses ka realizuar disa operacione taktike operative.

Operacione policore janë realizuar nëpër rajone të ndryshme, si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë etj., ku si rezultat janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion, veprën kundërvajtëse ‘marrje me prostitucion’ si dhe janë konfiskuar dëshmi materiale që mund të përdoren për procedim ligjor.

Këto veprime të kundërligjshme edhe si dukuri, përpos dëmtimit të imazhit të vendit, shtimit të pasigurisë në shoqëri, rritjes së problemeve familjare, ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi që Policia gjatë zbatimit të operacioneve ka hasur edhe persona që kanë ushtruar veprimtarinë e ‘marrjes me prostitucion dhe që kanë qenë të infektuar me sëmundje të ndryshme. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë