Loading…

Policia e Kosovës merr me qira ish hotelin Victory

  • 05/11/2016 | 16:07

Policia e Kosovës merr me qira ish hotelin Victory

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e radhës mori vendimin që ish-hoteli “Victoria” t’i jepet me qira Policisë së Kosovës.

“Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e tri ndërmarrjeve shoqërore; N.Sh Banja,N.Sh Koreniku dhe N.Sh. Komuna në shumën prej 251,637.25€. Bordi po ashtu miratoi raportin katër vjeçar  Korrik 2012-Korrik 2016 me konsorciumin Delloitte Tashko Pustina për kontratën e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore. Bordi po ashtu miratoi qiradhënien e asetit të Auto Prishtina (ish-Hotel Victoria) për Policinë e Kosovës dhe disa qiradhënie të aseteve të tjera”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu menaxhmenti i agjencisë raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen.

“Bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi u njoftua rreth aktiviteteve dhe progresit të kompanisë të angazhuar në studimin e fizibilitetit të Trepçës  ku poashtu u informua që  Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Sërpska  dhe njëkohësisht shpalli që Ligji për Trepçën është kushtetues dhe hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga Presidenti. Bordi poashtu diskutoi për periudhën transitore mes pranim dorëzimit të Trepçës tek Qeveria”, shkruhet në komunikatë.

Bordi gjithashtu u njoftua lidhur me takimin që Menaxhmenti i AKP-së ka mbajtur me menaxhmentin e NSH Sharr Inex Brezovica me kërkesën e këtyre të fundit për tu kthyer nën Menaxhim të Agjencisë dhe njëjtën kohë kërkesën për ndihmë nga Agjencia për funksionimin e ndërmarrjes dhe përgatitjeve për sezonin dimëror.

Më tej bëhet e ditur “Bordi diskutoi edhe për procesin e privatizimit dhe valëve të ardhshme të shitjeve të aseteve dhe gjatë kësaj mbledhje aprovoi listën e aseteve që do të tenderohen në valën e 28 të shitjes së aseteve përmes likuidimit. Në lidhje me ndërmarrjen shoqërore “Boksitet e Kosovës”, Bordi për shkak të keq menaxhimit shkarkoi Bordin Mbikëqyrës të N.Sh Boksitet nën administrim të drejtpërdrejt të AKP-së  dhe mori vendim të autorizoj menaxhmentin e AKP-së të caktoj një menaxher të përkohshëm për këtë ndërmarrje.”

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë