Loading…

Policia e Kosovës konfiskon mbi 83 kg drogë të llojit heroinë

  • 23/02/2022 | 18:42

Policia e Kosovës konfiskon mbi 83 kg drogë të llojit heroinë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 83.5 kilogramë drogë të llojit heroinë, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas një aksioni të Doganës, Policisë dhe Prokurorisë janë konfiskuar 83.5 kilogram heroinë dhe janë arrestuar siç ka thënë ai dy persona.

Sveçla thotë se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.
Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ministri nuk ka dhënë detaje tjera rreth aksionit.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media në Terminalin Doganor në Han të Elezit.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë