Loading…

Policia e Kosovës konfirmon se 22 vjeçarja u kthye në shtëpinë e saj në Skënderaj

  • 04/10/2018 | 14:31

Policia e Kosovës konfirmon se 22 vjeçarja u kthye në shtëpinë e saj në Skënderaj

18 vjeçarja nga Skënderaji, Arbnora Dobraj e cila ishte lajmëruar si e zhdukur tash e 8 ditë, sot i është kthyer familjes.


Lajmin e konfirmoi për Gazetën Metro, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

‘Arbnora është gjetë, është mirë dhe i është kthyer familjes’, tha Ahmeti, duke mod dhënë detaje të tjera për rastin.

Ndërkohë, rasti i zhdukjes së Arbnorës ishte paraqitur nga vëllau i saj, në njërin prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.

Ndonëse, nuk u zbuluan arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët e dinin se ditën që ajo kishte dal nga shtëpia kishte pasur një takim pune e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi.

Pas disa ditëve, ajo kishte nisur një porosi tek familjarët e saj se ishte shëndosh e mirë mirëpo nuk kishte zbuluar vendndodhjen, vetëm se u kuptua se ishte në shtetin fqinj, Maqedoni./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë