Loading…

Policia e Kosovës, gati për nesër

  • 16/02/2017 | 20:28

Policia e Kosovës, gati për nesër

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë me dije se Policia e Kosovës, i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për tu ofruar siguri qytetarëve të Kosovës në ditën e shënimit të nëntë të Pavarësisë, e që do të shënohet nesër me manifestime të ndryshme në Kosovë.

“Ne i keni bërë planet në të gjitha komunat e Kosovës. Ky plan parasheh edhe shtim të numrit të policëve. Policët do të jenë më vigjilent. Ne nuk kemi asnjë informacion për ndonjë ekses. Të gjitha angazhimet tona parashohin që të kemi siguri dhe situata të jetë e qetë”, ka thënë Kelani për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kelani ka thënë sa i përket kërcimeve për sulme terroriste, nuk ka informacione dhe indikacione që do të ketë kërcënime. Ai ka përmendur edhe kërcënimin për mes një letre në Universitetin e Prishtinës.“Analizat policore që i kanë bërë kësaj letre kanë rezultuar se nuk është serioze.

Policia i ka marrë të gjitha kamerat e sigurisë dhe jemi në proces’, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë