Loading…

Policia e Kosovës do të përcjellë eskortën e Vucicit, situata e qetë deri më tani

  • 08/09/2018 | 13:44

Policia e Kosovës do të përcjellë eskortën e Vucicit, situata e qetë deri më tani

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar se Policia e Kosovës do ta përcjell eskortën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë.

Hoti po ashtu ka thënë se deri më tani situata është e qetë në veri të Kosovës.

“Në terren tash gjithçka po kalon sipas planit dhe aktualisht nuk ka kurrfarë informacione operative lidhur me çfarëdo situata të paparashikuara ose trazira. Pres që gjithçka të kalojë sipas planit”, tha Hoti.

Ndërkohë, pritet të arrijë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë