Loading…

Policia e konfirmon sulmin në pikë të natës në QKUK

  • 18/12/2019 | 11:35

Policia e konfirmon sulmin në pikë të natës në QKUK

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për sulmin fizik që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në QKUK, ku ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka sulmuar fizikisht gazetarin, Ensar Ramadani, transmeton Gazeta Metro.


Siç është thënë dje gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, ku po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit të Nismës, Luan Malokut, ndërsa Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rastin e ka njoftuar për Policinë vetë viktima i cili ka treguar se nga kush është sulmuar. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, në bashkëpunim dhe koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë, do të merren veprime të tjera në lidhje me rastin.

‘QKUK, Prishtinë 17.12.2019, në orët e mbrëmjes, viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në bashkëpunim dhe koordinim  me IPK-në dhe prokurorinë do të merren veprime tjera lidhur me rastin’, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë