Loading…

Policia e Ferizajt gjobitë maqedonasin për tejkalim të shpejtësisë, 300 euro denim dhe gjashtë muaj heqje patent shoferi

  • 28/01/2023 | 17:32

Policia e Ferizajt gjobitë maqedonasin për tejkalim të shpejtësisë, 300 euro denim dhe gjashtë muaj heqje patent shoferi

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 15:10 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h, shkruan Gazeta Metro.


Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet SH.L (M/MV) i moshës 24 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit).

Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 15:10 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet SH.l (M/MV) i moshës 24 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë