Loading…

Policia e dënon me 150 euro, shoferen që u fut në tejkalim të plotë në Ferizaj

  • 06/01/2022 | 14:12

Policia e dënon me 150 euro, shoferen që u fut në tejkalim të plotë në Ferizaj

NJ.E, 25-vjeçare, është dënuar për kundërvajtje në komunikacion nga Policia e Kosovës, për shkak të tejkalimit në vijë të plotë në rrugën ‘Enver Topalli’ në Ferizaj, transmeton Gazeta Metro. 


Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se fotografia u pranua nga një qytetar me anë të aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj. Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’”, thuhet në njoftim.

“Policia, e ftoi qytetarin NJ.E (F/K) e moshës 25 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, deklarohet më tutje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë