Loading…

Policia e cilëson ‘lëndim të lehtë trupor’ gruan që u godit grushte nga një burrë

  • 26/10/2021 | 09:11

Policia e cilëson ‘lëndim të lehtë trupor’ gruan që u godit grushte nga një burrë

Mbrëmë është publikuar një video ku një burrë shihet duke goditur rëndë një grua në një market në Prishtinë, derisa nga policia kjo është raportuar si lëndim i lehtë trupor anipse viktima është dërguar në QKUK për tretman, shkruan Gazeta Metro.


Në media e në rrjete sociale mbrëmë ka qarkulluar videoja e rëndë ku shihet burri duke goditur gruan në prezencë të fëmijëve.

E për këtë policia e ka klasifikuar në raportin e përditshëm si ‘’lëndim i lehtë trupor’’, derisa tregoi se ngjarja kishte ndodhur të dielën në 14:20.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari mashkull është arrestuar, kurse arsyeja e sulmit ishte një mosmarrëveshje.

Viktima është dërguar në QKUK pas lëndimeve të marra, kurse burri në mbajtje.

Kjo video ka nxitur reagime të shumta duke bërë kështu që të reagojnë fytyra publike, e njerëz të shumtë që ndiheshin të irrituar me veprimin e burrit.

”“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/gazetametro.net

Më poshtë videon e momentit

E rëndë: Burri në sy të familjes së tij, rrah një grua në një market në Prishtinë

Dalin tjera pamje: Burri që rrahu gruan ofendon të gjitha gratë që ishin në market

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë