Loading…

Policia dhe KFOR’i në aksion: Konfiskohen 21 armë në Pejë

  • 13/02/2017 | 16:40

Policia dhe KFOR’i në aksion: Konfiskohen 21 armë në Pejë

Policia e Kosovës e rajonit të Pejës ka konfiskuar 21 armë dhe 140 fishekë të llojeve dhe kalibreve të ndryshme. Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se këto armë janë konfiskuar gjatë periudhës kohore 1 janar të këtij viti, deri më 12 shkurt.


Nga këto armë bëhet e ditur se janë 11 të gjatë dhe 10 pistoleta, përcjell gazetametro.net.

Për realizimin me sukses të këtyre aksioneve, policia është njoftuar fillimisht nga KFOR’i.

“Në koordinim me Njësitin e karabinierëve në kuadër të KFOR-it, të cilët kanë hasur në persona të dyshuar dhe lidhur me ketë menjëherë kanë njoftuar PK-en, me ç’rast është vepruar menjëherë dhe vetëm më datë 11 dhe 12 shkurt 2017 gjatë një operacioni të nevojshëm policor të cilin e kanë ndërmarrë Njësitet policore të SP Pejë të koordinuar me prokurorin e shtetit, janë realizuar bastisjet në tetë (8) lokacione, me ç’rast janë konfiskuar shtatë (7) armë të gjata,prej tyre 2 pistoleta dhe 41 fishek të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarve  pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve, sipas policisë, janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi, kontrollë, ose posedim të paautorizuar të armëve’ ,  konformë Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë