Loading…

Policia dhe ATK me aksion në qendër të Prishtinës

  • 22/03/2022 | 11:11

Policia dhe ATK me aksion në qendër të Prishtinës

Mëngjesin e kësaj të marte në qendër të Prishtinës ka nisur një aksion i hetuesve tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të asistuar nga Policia e Kosovës.


Aksioni është duke u zhvilluar në dy lokacione të ndara.

Këtë aksion e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa por që nuk ka dhënë detaje.

“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 sot në qendër të Prishtinës në dy lokacione të ndara. Mirëpo nuk mundem t’ju japim informata deri në përfundim sepse mund të ndikojë në procesin e aksionit”, tha Bytyqi-Sefa për KosovaPress.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë