Policia e Kosovës ka pasur një përplasje me disa të dyshuar të hënën në mbrëmje në Prishtinë, dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress, raportoi se një nga të dyshuarit ka mbetur i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë. Këtë e ka demantaur Policia përmes një deklarate për media, ku ka bërë të ditura detajet e këtij rasti.
Policia në njoftimin e saj dërguar mediave thotë se të dyshuarit pasi janë ndaluar nga policët civilë, kanë goditur veturën e policëve me veturë të tyre, dhe njëri nga të dyshuarit i ka kthyer armën policit, gjë që ka nxitur reagim edhe nga policët.
Me këtë rast policët më pas kanë vazhduar ndjekjen e të dyshuarve, duke arritur që të arrestojnë dy prej tyre, ndërsa njëri ka arritur të ikë.
“Ne kuader te masave taktiko-operative qe policia e rajonit te Prishtines po ndermerr per kapjen e te dyshuarve te implikuar ne veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale brenda rajonit te Prishtines sot rreth ores 21:00 perderisa policet ne rroba civile kane provuar te ndalojne nje veture te dyshuar me tre persona ne lagjen “Arberia” ne Prishtine, te njejtit kane shperfillur urdherat e policise per tu ndalur, duke filluar ta godasin ne vazhdimesi me veturen e tyre veturen e policise ne levizje dhe nje nga ta I ka drejtuar armen policeve te cilet ne ate moment duke vleresuar rrezikun e drejteperdrejt per jeten e tyre kane perdorur armen per te neutralizuar veprimet e rrezikshme te te dyshuarve qe ate moment kane mund te jene fatale per jeten e policeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje Policia bën të ditur se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar nga autoritetet e rendit.
“Nderkohe qe ka vazhduar ndjekja dhe eshte shtuar mbeshtetja policore eshte bere i mundur ndalimi I detyruar I vetures se dyshuar ne lagjen “Perroi I Njelmet” ne Prishtine si dhe kapja dhe arrestimi I dy te dyshuarve te ketij rasti. I dyshuari I trete ka arritur te ike nga vendi I ngjarjes dhe aktualisht eshte ne arrati, porse I njejti eshte I identifikuar dhe eshte ne kerkim policor. Ky I dyshuar I njohur per policine ka qene edhe me heret ne kerkim policor per raste te grabitjes dhe plagosjes te ndodhura kohe me pare. Ne veturen e dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar. Nje revole te kalibrit 7.65 mm me 6 fishek. Nje shufer metalike. Nje sasi substance qe dyshohet te jete marihuane, si dhe disa telefona celular. Oficeret policor kane marre lendime trupore pergjate ndjekjes nga goditja e veturave, perderisa deri me tani nuk raportohet per te lenduar nga arma e zjarrit. Operacioni per lokalizimin e vendndodhjes se te dyshuarit te trete eshte duke vazhduar perderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen metej ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të shtëna në mes të Policisë dhe disa të dyshuarve në Prishtinë, një i vdekur
Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër është plagosur, bëjnë të ditur burimet të KosovaPress’it.
Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi disa persona që ishin një veturë e zezë që ishte në kërkim nga policia, ishte duke i shitur armë një grupi tjetër dhe sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që lidh Prishtinën me Mitrovicën, në rrugën që shpie për në Fushë-Kosovë dhe ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ku i vdekur ka mbetur njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një tjetër.
Lajmi akoma nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.