Loading…

Policia britanike tërheq zvarrë 2 emigrantë shqiptarë (Foto/Video)

  • 07/12/2016 | 21:31

Policia britanike tërheq zvarrë 2 emigrantë shqiptarë (Foto/Video)

 Forca të armatosura të policisë kanë tërhequr zvarrë dy emigrantë shqiptarë gjatë një aksioni në një autolarje. 


DailyMail shkruan se dy emigrantë janë tërhequr zvarrë nga disa efektivë në Angli gjatë një bastisje të një autolarje, transmeton gazetametro.net.

Policia ka ndërmarrë një operacion në këtë biznes në pronësi të një shqiptari pasi kishte informacione se kishte të punësuar emigrantë të paligjshëm dhe se autolarja ishte bazë për armë dhe drogë.

Kjo video është marrë nga kamerat e sigurisë, në autolarjen në pronësi të Bashkim Ademit, në Worcestershire.

Policë të armatosur bastisën biznesin e shqiptarit, pasi kishin marrë informacion se punonin emigrantë të paligjshëm dhe ishte një bazë për armë dhe drogë, përcjellë.

Në video duket se si dy të dyshuarit dalin nga dera, me duart në kokë. Po ashtu një nga oficerët tërheq zvarrë një emigrant shqiptar për gati 10 metra.

https://www.youtube.com/watch?v=tbP8cMRZ_r8

Sipas “Dailymail” një 26­vjeçar shqiptar është arrestuar, si i dyshuar se ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe ai u dërgua në një qendër paraburgimi.

“DailyMail” e përshkruan si operacion dramatik në mes të ditës dhe në një zonë rurale të qetë.

Officers brandishing assault rifles and wearing body armour led the high octane raid 

These are the scenes as armed police stormed a car wash in Worcestershire 

“Policia na ka ardhur dhe dy herë të tjera dhe na kanë trajtuar si mbretër. Por këtë herë e trajtuan kështu stafin tim”, tregon ai.

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Nëse do të kishte diçka nuk do të kontaktoja gazetat”.

Një britanik që po lante makinën, tha se ndihej i turpëruar nga kjo jellje e policisë.

“Nuk më besohet se kjo ka ndodhur në vendin tim. Më bën të ndihem i turpëruar që jam britanik”, thotë Rod Canning.

“Ata u trajtuan si terroristë, por në fakt janë punëtorë siç edhe shihen në video.”

Nga ana e saj, policia e ka mbrojtur operacionin duke e quajtur “sukses”./gazetametro.net

The dramatic raid was captured on CCTV by car wash owner Bashkir Ademi, 38 

Mr Ademi, pictured, complained that officers used too much force during the raid 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë