Dy ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar në Vushtrri tre persona.
Bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një femër, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim me prostitucion.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.