Loading…

Policia arreston shtatëmbëdhjetë persona që merreshin me prostitucion

  • 29/08/2018 | 10:57

Policia arreston shtatëmbëdhjetë persona që merreshin me prostitucion

Policia, në tri rajone të ndryshme, ka arrestuar shtatëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale gjatë ditës së djeshme.


Në mesin e këtyre të arrestuarve, katërmbëdhjetë persona janë arrestuar vetëm në Prishtinë njofton Njësia për Hetiminin e Trafikimi me Qenie Njerëzore,shkruan gazetametro.net.

Këta persona të arrestuar në Prishtinë janë të dyshuar për përfshirje në veprat Penale si “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Policia ka njoftuar se edhe në Ferizaj dhe Gjilan janë arrestuar tre persona për të njejtat vepra penale ‘Marrje me Prostitucion’, shkruan gazetametro.net.

Ja komunikata e plotë e policisë:

Policia, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj)-Prishtinë, pas një hetimi paraprak, me datë 28.08.2018 ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar. Tre (dy femra dhe një mashkull) të dyshuar, janë arrestuar për përfshirje në Veprat Penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’’ dhe ,,Ofrim i lokaleve për Prostitucion’’, kurse 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar të tjerë, për ,,Marrje me Prostitucion”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, më 28.08.2018 NjHTQNj-Ferizaj, pas një hetimi të bërë, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”. Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.

Më 28.08.2018, NjHTQNj-Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar për ,,Marrje me Prostitucion”.

Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë