Loading…

Policia arreston pesë fëmijë nga Gjilani: Me armë në dorë grabitën paratë e marketit

  • 18/12/2019 | 10:04

Policia arreston pesë fëmijë nga Gjilani: Me armë në dorë grabitën paratë e marketit

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të mitur në Gjilan të cilët rreth dy javë më parë, nën kërcënim të armës, kanë grabitur një market dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme të të hollave, shkruan Gazeta Metro.


Policia njofton se rasti ka ndodhur me 05 dhjetor, në rrugën ‘Raif Halimi në Gjilan.

Gjatë këtij rasti dyshohet se tre persona të maskuar nën kërcënim të armës kishin arritur që të ‘grabisin’, nga kasa e shitores një shumë të konsiderueshme të hollash që gjendeshin aty.

Gjatë bastisjes, së shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rastit të ‘Grabitjes’.

Policia e  Kosovës lidhur me rastin ka intervistuar  disa dëshmitar dhe ka grumbulluar prova materiale që besohet se lidhen me rastin.

Pas arrestimit të pesë (5) personave të dyshuar që të gjithë të mitur shqiptar shtetas të Kosovës, ata janë intervistuar  në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve të Qendrës për punë Sociale , ku janë gjetë prova të qëndrueshme që besohet se të dyshuarit janë të involvuar në veprën penale ‘Grabitje’.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-departamenti i Krimeve të Renda në Gjilan tre nga pesë të dyshuarit  janë ndaluar për 24 orë dhe rasti po hetohet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë