Loading…

Policia arreston një person në Prizren, falsifikonte dokumente me vulë apostile të MPJ’së

  • 08/11/2018 | 16:52

Policia arreston një person në Prizren, falsifikonte dokumente me vulë apostile të MPJ’së

Një person në Prizren është arrestuar sot nga Policia e Krimeve Ekonomike pasi i njëjti bënte falsifikimin e dokumentave.

Personi i arrestuar kryente veprimtari ilegale duke falsifikuar dokumente me vula apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, njofton gazetametro.net.

Njoftimi i plotë nga policia:

Me datën 08.11.2018, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë të asistuar nga Hetuesit e NJHRKEK në Prizren, kanë zbatuar planin operativ të koduar me emrin “Vula”, i cili kishte të bëjë me një rast falsifikim të dokumenteve.

Si rezultat i planifikimeve operacionale, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli shtëpisë së të dyshuarit (A.G.) në Prizren, i cili dyshohej se kishte falsifikuar dokumente me vula apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së .

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar, mirëpo gjatë hetimeve të zhvilluara njësitet policore kanë siguruar informacione për një person tjetër të dyshuar me inicialet( L.Sh).

Pas marrjes së urdhrit verbal nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit (L.Sh.) në Prizren, me ç ‘rast janë sekuestruar prova relevante për rastin si:

Fletë të zbrazëta me vulë apostile të MPJ-së,
Vërtetim shkollor, diplomë mbi kryerjen e shkollës së mesme profesionale e zbrazët me vulë apostile të MPJ-së,
Ekstrakt i lindjes, certifikatë e lindjes, kopje të letërnjoftimeve të RKS-së në emër të personave të ndryshëm, kopje të dëftesave të shkollës në emër të personave të ndryshëm, etj.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari i parë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë