Loading…

Policia arreston një person në Pejë, i konfiskohen mbi shtatë kilogramë drogë

  • 24/04/2019 | 20:58

Policia arreston një person në Pejë, i konfiskohen mbi shtatë kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që të njëjtit person i është gjetur një sasi prej 7 kilogramë e 101 gramë substancë narkotike, transmeton Gazeta Metro.


Siç njofton Policia e Kosovës, Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, me datën 24.04.2019 në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.

Hetuesit, kanë siguruar urdhërin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi pre 7 kilogramë e 101.6 gramë, substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’

Pas intervistimit, i dyshuari, me urdhër të prokurorit shtetit, është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë