Loading…

Policia arreston dy persona, i trafikuan tri gra

  • 18/02/2019 | 15:49

Policia arreston dy persona, i trafikuan tri gra

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, nën dyshimin për trafikim me njerëz në rajonin e Prizrenit, transmeton Gazeta Metro.


Siç thonë tutje nga Policia, janë identifikuar tri viktima të trafikimit, të gjitha nga Kosova.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme, si dhe parandalimin e veprave penale, me datë 18.02.2019, rreth orës 01:30, në rajonin e Prizrenit/Dragash, ka identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’rast pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz janë arrestuar dy persona nën dyshimin për trafikim me njerëz, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit (të gjitha femra/shqiptare /kosovare)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia, tutje njofton se personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë.

“Viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla”, përfundon njoftimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë