Loading…

Policia akuzon Rexhep Selimin, thonë se ai po gënjen

  • 08/02/2018 | 15:02

Policia akuzon Rexhep Selimin, thonë se ai po gënjen

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj një fjalimi të deputetit, Rexhep Selimi, në Kuvendin e Kosovës, i cili tha se “drejtori i Policisë së Kosovës s’duhet t’i mbrojë vartësit që kryen veprat penale”.


Sipas policisë ky deklarim është i pavërtetë dhe policia në asnjë rast të vetëm nuk mbron asnjë punonjës apo vartës që mund të bie ndesh me ligjin.

“Sa u përket dyshimeve dhe hipotezave të ngritura nga deputeti Selimi, se kinse drejtori i Policisë së Kosovës po i mbron vartësit që kanë kryer vepra penale, ju sigurojmë se këto deklarime janë të pavërteta dhe tendencioze”.

“Deklarimet e sotme të Rexhep Selimit nuk përkojnë me realitetin objektiv, në tendencën e të prezantuarit të Policisë së Kosovës”.

“Siç është i informuar opinioni deri tani vlerësimet e njëpasnjëshme për PK-në qëndrojnë shumë lart dhe këtë e dëshmojnë raportet vlerësuese të bëra nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, mekanizmat e BE-së, që janë indeksi më i mirë i performancës, integritetit, etikës dhe suksesit të Policisë dhe lidershipit të saj në vazhdimësi”.

“Ndjehemi krenarë për punën që bëjmë në të mirë të sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm të vendit por edhe më gjerë”, thuhet pos tjerash në komunikatën për media nga policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë