Loading…

Policia akoma e ‘inatosur’ me kuksianët: Kontrolle të rrepta gjatë natës

  • 03/04/2018 | 08:54

Policia akoma e ‘inatosur’ me kuksianët: Kontrolle të rrepta gjatë natës

Forcat RENEA të Policisë së Shtetit shqiptar kanë patrulluar gjatë gjithë natës në rrugët e Kukësit, ani pse tash kanë kaluar disa ditë nga protesta pas të cilës u arrestuan dhjetëra persona.


Nga fotografia e publikuar nga një grup i organizuar në Kukës, shihen forcat policore teksa kontrollojnë rreptë në çdo cep të veturave të shqiptarëve të asaj ane, shkruan gazetametro.net.

“Forcat Renea të armatosur gjerë në dhëmbë po bëjnë ligjin në rrugët e Kukësit”, shkruajnë grupi ‘Kukësi’.

Ndërkohë, është thënë se të arrestuarit po merren në pyetje nga prokurori i rastit, ndonëse po kërkohet lirimi i tyre.

Edhe mbrëmë gjatë natës para stacionit policor në Tiranë janë mbajtur protesta ku kërkohej lirimi i të arrestuarve.

Ndryshe, kuksianët dolën në një protestë e cila eskaloi deri në djegien e sporteleve të taksës, pas përleshjes që patën me Policinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë