Loading…

Polici i vendos gjobë, motoristi: Do të të tërheq zvarrë

  • 20/05/2017 | 10:18

Polici i vendos gjobë, motoristi: Do të të tërheq zvarrë

Nuk janë të pakta rastet ku punonjësit e policisë kërcënohen dhe abuzohen për shkak të detyrës që kanë.


Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në Kamëz ku një një punonjës i policisë rrugore është kërcënuar me “tërheqjë zvarrë” nga ana e drejtuesit të një motorri, pasi e ka ndëshkuar me gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në 13 gusht 2016 në “Bulevardin Blu” në Kamzës, por pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka deklaruar të fajshëm drejtuesin e motorrit.

Sipas gjykatës, ditën e ngjarjes dy punonjës të Policisë Rrugore kanë qenë duke ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve për vendosjen e rripave të sigurimit dhe për drejtuesit e motoçikletave për vendosjen e kaskave, shkruan Panorama.

Mes drejtuesve të ndaluar për kontroll ka qenë edhe shtetasi H. M., i cili po i jepte një motoçiklete pa kaskë mbrojtëse. Për këtë shkak një nga efektivët e patrullës i ka thënë se do gjobitej me 1 mijë lekë.

Në kohën që punojësi i policisë ka qenë duke plotesuar proces-verbalin e konstatimit të shkeljes, drejtuesi i mjetit, i pandehuri H. M. i ka tërhequr me forcë dokumentacionin e mjetit, si dhe ka tentuar t’i marrë me forcë nga dora bllokun e gjobave punojësit të policisë.

“Mbajeni mend se çfarë do t’iu bëj. Sa të largohem prej këtu do të shkoj në banesë do të marr makinen dhe do t’iu marr zvarrë”, i ka thënë ai me zë të lartë policit.

Pas këtij momenti, H. M. është shoqëruar dhe është proceduar për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë se rëndit publik” dhe “kanosja për shkak të detyrës”.

I pandehuri u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 2 muaj burg. Përfundimisht gjykata vendosi lënien e tij në Shërbimin Prove për një periudhe 18 mujore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë