Loading…

Polici grushton të arrestuarin, suspendohet (Video)

  • 15/05/2017 | 17:16

Polici grushton të arrestuarin, suspendohet (Video)

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas videos të publikuar sot, e ku shihet një zyrtar policor duke e grushtuar një të arrestuar. Ata bëjnë me dije se zyrtari është suspenduar.


“Pasi që janë parë dhe analizuar pamjet e shfaqura si dhe duke parë se sjelljet e zyrtarit policor duket të kenë qenë në shpërputhje me etikën policore dhe autorizimet e tij, ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e suspendimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë.

Në të njëjtin njoftim thuhet se ndaj oficerit tjetër është iniciuar procedura disiplinore.

“Pavarësisht rasteve si ky, Policia e Kosovës mbetet thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj në raport me qytetarët e vendit dhe me rigorozitet të madh monitorin ruajtjen e disiplinës së zyrtarëve policorë në veprimet e përditshme”, thekson Zyra për Marrëdhënie me Publikun e DRP Prishtinë.

Reagimi i Policisë erdhi pas videos së publikuar nga KALLXO.com ku shihet një zyrtar policor duke e grushtuar një qytetar të arrestuar, i cili në momentin kur goditet është brenda veturës së Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë