Dy zyrtarë policorë të njësisë së motoçiklistëve “Yunus” në Kocaeli të Turqisë janë përfshirë në një aksident gjatë ndjekjes së një motoçiklisti, transmeton Gazeta Metro.
Policët po ndiqnin të dyshuarin kur motoçikleta e tyre u përplas me një veturë, duke i rrëzuar të dy në asfalt.
Pamjet e aksidentit, të filmuara nga një kamerë, tregojnë momentin e përplasjes dhe rrëzimin e policëve në mes të rrugës.
Fatmirësisht, policët kanë shpëtuar pa lëndime të rënda. Ndërkohë, rrethanat e aksidentit janë duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse./gazetametro.net