Loading…

Policë, mjekë, infermierë dhe mësues u rriten pagat në Shqipëri

  • 19/11/2016 | 10:10

Policë, mjekë, infermierë dhe mësues u rriten pagat në Shqipëri

Së fundmi, pas rritjes së pagave për policët qeveria ka dhënë detaje edhe për kategoritë e tjera si për mjekët,infermierët,punonjësit e administraës dhe ata të arsimit. Këto u bënë të ditura  nëpërmjet ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratës Publike Milena Haritos.

Në total rritja e pagës do të jetë 10% për thuajse 8 mijë punonjës të arsimit që varen nga bashkitë. Kjo rritje sipas Haritos do të kapë edhe punonjës të administratës publike dhe do t’i kushtojë qeverisë 7.5 miliardë lekë.

Rritja e pagave do të jetë 10% edhe për 8 mijë punonjës mësimorë që varen nga buxhetet e 61 bashkive të vendit.

Ministrja Halito ka sqaruar dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se kjo rritje do të ketë 110mijë përfitues të Administraës Publike. Fondi i vënë në dispozicion është rreth 7.5 miliardë lekë.

“Kemi 110 mijë përfitues, nga të cilët, 81 mijë janë punonjës buxhetorë dhe 29 mijë të tjerë janë mjekë, infermierë, punonjës arsimorë të universiteteve publike. Nuk përjashtohet askush nga rritja e pagave, pavarësisht nga vjetërsia në punë”, sqaroi Harito.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë