Loading…

Policë, gjykatës e prokurorë: 132 raste të sulmit fizik ndaj personave zyrtarë këtë vit

  • 11/12/2019 | 15:12

Policë, gjykatës e prokurorë: 132 raste të sulmit fizik ndaj personave zyrtarë këtë vit

132 raste sulmi ndaj personave zyrtarë si policë, gjykatës, prokurorë e punonjës të institucioneve të tjera kanë ndodhur këtë vit, gjatë periudhës kohore janar-nëntor, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar Zyra e Informimit e Policisë së Kosovës për Gazetën Metro të cilët thonë se numri total i sulmeve ndaj personave zyrtar është 96, ndërsa numri i sulmeve ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është 36.

‘Pra, në statistikat që po ua përcjellim hyjnë të gjitha rastet kur sulmohen zyrtarët (jo vetëm policet) gjate kryerjes se detyrës zyrtare, këtu hyjnë sulmet ndaj zyrtarëve të të gjitha institucioneve, ndaj inspektoreve te ndryshëm, ndaj punëtoreve shëndetësor, atyre të administratës, inkasantëve të ndryshëm (ujësjellësit, KEK-ut etj.)’, thuhet në njoftimin e tyre drejtuar Metros.

Nuk kanë kaluar as dy muaj të plotë që kur Policia bëri të ditur se Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari me inicialet B.R., afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, derisa ishte duke u kthyer në vendin e tij të punës më 30 tetor rreth orës 13:00.

Së fundmi më 10 dhjetor, një person ka sulmuar fizikisht Kryetarin e Gjykatës Themelore në Vushtrri, Rifat Bllaca, ku dyshohet se personi i dyshuar ka qenë i lidhur me një lëndë të trajtuar në Gjykatë, ndërsa gjykatësi i cili ra pre e këtij sulmi ka pranuar trajtim mjekësor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë