Loading…

Podujevë: Vajza 6 vjeçare plagoset me plumb qorr

  • 17/08/2018 | 13:02

Podujevë: Vajza 6 vjeçare plagoset me plumb qorr

Një vajzë gjashtë vjeçare është lënduar nga një plumb bredhës në Podujevë.


Policia në rajonin e Podujevës ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në oborrin e një shtëpie në Podujevë.

“Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se një vajzë 6 vjeçare është lënduar nga një predhë bredhëse, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. E njëjta është jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia.

Policia në konsultim me prokurorin kujdestar ka hapur rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një rast tjetër për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm është hapur nga policia në Podujevë, ku një plumb bredhës ka dëmtuar një dritare të lokalit që ndodhet në rrugën e xhamisë.

Policia ka edhe për dy raste të tjera të ndara, një në Podujevë dhe një në fshatin Letanc të Podujevës, ku janë përdorur armë zjarri në ahengje familjare.

Gjatë kontrollit të policisë për këto raste, janë konfiskuar katër armë dhe janë arrestuar dy persona S.S, 66 vjeçar dhe M.H 50 vjeçar.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë