Loading…

Pochettino për Messin: Nuk është në formë

  • 30/08/2021 | 10:07

Pochettino për Messin: Nuk është në formë

Mauricio Pochettini është shprehur shumë i lumtur me debutimin e Lionel Messit për skuadrën e tij, por ai ka thënë se argjentinasi është larg formës së tij më të mirë.


Messi debutoi me PSG-në në fitoren ndaj Reims me rezultat 2-0 ku të dy golat i realizoi Kylian Mbappe duke e zëvendësuar Neymarin në minutën e 66 të ndeshjes.

“Ai bëri mirë. Jam shumë i lumtur që debutoi sepse ishte shumë e rëndësishme për të. Ai është shumë larg formës së tij më të mirë, por po stërvitet shumë mirë. Do të kthehet më i përgatitur pas ndeshjeve ndërkombëtare. Presim më të mirën nga ai.”, tha Pochettino.

Leo Messi kaloi në PSG si lojtar i lirë pasi nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës më Barcelonën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë