Loading…

Po vjen vera në Kosovë: Nga kjo ditë temperaturat 20 gradë celsius

  • 08/03/2020 | 12:24

Po vjen vera në Kosovë: Nga kjo ditë temperaturat 20 gradë celsius

Në fillim të javës freskët, me vransira e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Nga e mërkura më ngrohtë dhe me diell.


8.03.2020 – Në ditët e para të javës së dytë të muajit mars vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët mbi detin Egje, të cilat sjellin ende kushte për vransira dhe reshje të dobëta shiu, kryesisht të martën në mëngjes. Në vise malore me reshje bore.
Masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, do të mbajnë temperaturat pak të ulëta në fillim të javës. Mirëpo nga dita e mërkurë, fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi vend, që do të favorizojnë mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë, derisa temperaturat maksimale do të arrijnë edhe deri në 20C, ditën e premte.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare dhe të mira, e ditën e mërkurë do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

9.03 – Kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje priten reshje shiu.
10.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore.
11.03 – Më butë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.
12.03-13.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 5C, e maksimalet në fillim të javës do të luhaten nga 6C deri në 8C, e nga dita e mërkurë do të shënojnë rritje nga 12C deri në 20C, ditën e premte.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në fillim të javës d të luhatet përreth vlerave normale, por nga dita e mërkurë do të shënojë rritje të theksuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë