Loading…

Po të kishte më shumë unitet, Kosova do mund të përfitonte nga Samiti i Berlinit

  • 25/04/2019 | 13:29

Po të kishte më shumë unitet, Kosova do mund të përfitonte nga Samiti i Berlinit

Nga LDK po e vlerësojnë se me një unitet më të madh të faktorit politik, Kosova mund të pëfitonte shumë nga Samiti i Berlinit.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë as dakordim dhe as legjitimitet për ta përfaqësuar vendin në Berlint.

Ai ka thënë se Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon.

‘Për çështjen më të rëndësishme sot për vendin, dialogun me Serbinë, institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim dhe as legjitimet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin. Mospajtimet mbi heqjen e taksës e bëjnë këtë çështje edhe më të ndërlikuar.

Kështu, pa legjitimitet dhe pa dakordim për dialogun, si dhe me mosmarrëveshje për taksën, do të shkohet në Berlin, prej të cilit takim sikur të ishim unik mund të shpresonim për shumë përfitime.

Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon. Ky vullnet progresiv tashmë është shfaqur edhe nga Gjermania edhe nga Franca.

Mirëpo, kështu pa strategji dhe të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini. Për rrjedhojë partnerët PAN-it do të vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin, duke mos lënë anash nga akuzat e tyre edhe partnerët tanë të dëshmuar ndërkombëtarë’, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se, Samiti i Berlinit do të mbahet të hënën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë