Loading…

Po të deklaroja për bashkim të serbëve BE do të më varte

  • 20/04/2017 | 19:03

Po të deklaroja për bashkim të serbëve BE do të më varte

“Sikur të kisha deklaruar unë diçka mbi bashkimin e të gjithë serbëve në rajon do të më varnin në Bruksel në vend të flamujve” thotë kryeministri i Serbisë.


Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot se deklaratat në lidhje me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës mbeten në fushën e dëshirave, por i ka lutur protagonistët e tyre që mos të dalin në publik me diçka të tillë, sepse kjo nuk kontribuon marrëdhënieve të mira në rajon, përcjellë gazetametro.net.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë qëndrimet e qarta për atë se çfarë ndodh në rajon.

Vucic në konferencë për medie ka thënë se ky është reagimi i Serbisë në deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Kërcënim shteteve fqinje

Kryeministri serb, deklaratat e fundit mbi bashkimin e Kosovës dhe Serbisë i ka cilësuar si kërcënime, sepse nuk mund të realizohet bashkimi i të gjithë shqiptarëve  nëse nuk hyhet në konflikt edhe atë me disa shtete në rajon.

Për këtë Vucic ka thënë se i lut të gjithë që mos të bëjnë kësi deklarata, sepse kjo është koha e informatave dhe teknologjisë ku gjithçka ndihet dhe dihet.

“Nëse keni akuzë për gjenocid, pastaj paralajmërim për bashkim të gjithë shqiptarëve, atëherë le të më thotë dikush se në lidhje me çka është fjala”, ka shtuar kryeministri serb.

“Do të më varnin në Bruksel”

Vucic ka lutur BE’në  që të jap qëndrimet dhe gjykimet e qarta për atë se çfarë po ndodh.

“Sikur të kisha deklaruar unë diçka për bashkimin e serbëve të rajonit, do të më varnin në Bruksel në vend të flamujve ku ata qëndrojnë”, ka thënë Vucic.

Kryeministri serb ka thënë se ky shtet nuk mendon në ndërprerje të dialogut në Bruksel.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më herët ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se, nëse Bashkimi Evropian ia mbyll dyert Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një shtet të bashkuar në mënyrë që të vazhdohet me integrimin në familjen evropiane.

Rama për Politico të Brukselit ka thënë se disa nacionalistë shqiptarë dëshirojnë të shohin Shqipërinë të bashkuar me Kosovën.

Ai ka theksuar se bashkimi me Kosovën nuk është dëshira ime por alternativa e mundshme nëse dyert e BE’së mbyllen. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë