Loading…

Po ta kishte Gjakovën dhe Pejën, AAK s’do ta përmendte demarkacionin

  • 28/12/2016 | 21:21

Po ta kishte Gjakovën dhe Pejën, AAK s’do ta përmendte demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një debati ka thënë se AAK as që do ta përmendte Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, po ta kishte ende pushtetin në Pejë dhe Gjakovë.

“Po ta kishte mbajtur Aleanca Pejën dhe Gjakovën, s’do t’i kishte hyrë kësaj pune fare”, ka thënë Mustafa në emisionin “Debat” në RTK.

Ai ka thënë se nuk duhet të kërkojnë argumente më shumë, sepse prej shekullit të kaluar ky ka qenë kufiri i Pejës.

“Të gjithë e dimë, që prej vitit 45 të shekullit të kaluar e deri më tani, ky ka qenë kufiri i Pejës. Dhe ne s’kemi çfarë të kërkojmë argumente më shumë”, ka thënë Mustafa.

“Ne shkojmë sot dhe shohim se ku është kufiri i Pejës me Malin e Zi andej, sepse andej nuk ka komunë tjetër kosovare. Peja kufizohet me territorin e Malit të Zi, nuk ka territore bosh apo sipërfaqe të askujt mes Pejës dhe Malit të Zi”, është shprehur Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë