Gruaja nga shteti i Washington në SHBA u bë hit pasi që shpëtoi bijën e saj nga një ari që potencialisht ka mundur ta sulmonte atë në oborrin e shtëpisë, transmeton Gazeta Metro.
Momenti i frikshëm tani po numëron mbi 3 milionë klikime në TikTok ku shikuesit po lëvdojnë gruan për mendjemprehtësinë e saj në ballafaqim me rrezikun.
“Isha e frikësuar dhe po shaja si marinar” ka thënë Samantha Martin për Storyful për rastin që ka ngjarë jashtë shtëpisë së saj në Redmond.
Kamerat e sigurisë në shtëpi kanë xhiruar gjithë incidentin kur e bija e vogël e Samantha shihet si ecën në oborr dhe pasi vëren një ari të zi që po ngjitej në murin e jashtëm. E vogla emocionohet nga çka pa dhe vrapon drejt ariut duke bërtitur “është një ari”.
@remi_lynn8Reupload with stitches turned on!♬ original sound – Remi
Samantha e kuptoi çfarë po ndodhte e me vrap doli dhe e kapi të bijën në krah me të shara e britma për ariun që ikur nga zhurma.
Samantha tregoi se e kishte vërejtur se ariu ishte i ri por kishte frikë se mos e ëma e tij ishte rrotull./gazetametro.net