Loading…

Po përgatiten disa skenarë për zgjedhjet serbe: Uniforma ushtarake të blera në Prishtinë po dërgohen në veri të Kosovës

  • 22/02/2022 | 23:01

Po përgatiten disa skenarë për zgjedhjet serbe: Uniforma ushtarake të blera në Prishtinë po dërgohen në veri të Kosovës

Gazetari Ermal Panduri ka thënë se disa persona anë duke blerë uniforma ushtrie në njërin nga lokalet e Prishtinës dhe të njëjtat janë duke u dërguar në veri të Kosovës. Ai ka thënë se po përgatiten disa skenarë për zgjedhjet serbe në veri, shkruan Gazeta Metro.


Njohësit e çështjeve të sigurisë janë shprehur se kriza në Ukrainë do të ketë ndikim edhe në Ballkan, rrjedhimisht në Kosovë.

Drejtuesi i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri shkon edhe më tej duke thënë se në bazë të disa informacioneve nga shërbime informative mësohet se janë duke u blerë uniforma ushtarake në Prishtinë, e që të njëjtat po dërgohen në veri të Mitrovicës.

“Disa persona janë duke blerë uniforma ushtrie në njërin nga lokalet e Prishtinës dhe të njëjtat janë duke u dërguar në veri të Kosovës”, deklaroi Panduri.

Panduri duke ju referuar këtyre burimeve thotë se përmes këtyre uniformave serbët do të tentojnë të bëjnë vet sigurimin e qendrave të votimit për zgjedhjet serbe nëse Qeveria e Kosovës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ai thotë se tashmë serbët në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës ku ka serb po përgatisin të gjithë skenarët e mundshëm.

Më poshtë keni deklaratën e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë