Loading…

Po ndiqnin një grup hajnash aksidentohen dy vetura të policisë, lëndohen katër policë

  • 26/09/2018 | 20:09

Po ndiqnin një grup hajnash aksidentohen dy vetura të policisë, lëndohen katër policë

Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë derisa po i ndiqnin disa persona të dyshuar për grabitje në Lipjan.

Policët e lënduar ishin në dy vetura zyrtare të cilat siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Indeksonline kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale gjatë ndjekjes së veturës së të dyshuarve.

Aksioni i ndjekjes kryesisht ka qenë në rrugët që lidhin lagjet Velania – Tauk Bahçe dhe Avalla, ku në një moment të caktuar të dyshuarit me veturën e tyre në ikje e sipër kanë tentuar të godasin zyrtarin policor.

Indeksonline ka siguruar edhe foton e veturës së të dyshuarve.

“Për rrjedhoje zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e personave të dyshuar, përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme”, ka deklaruar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale.

Ajo ka konfirmuar se përgjatë ndjekjes janë aksidentuar dy vetura zyrtare të policisë ku janë lënduar katër zyrtarë policor.

“Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme”, ka deklaruar Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë