Gjykata Themelore e Prishtinës është duke e mbajtur seancën për caktimin e masës së sigurisë për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin, transmeton Gazeta Metro.
Ndaj të parit të FFK’së fillimisht ishte vendosur ndalesa prej 48 orëve, ndërsa sot Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak.
“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se arrestit shtepiak ndaj A.A., ne Gjykaten kompetente”, ka thënë Prokuroria.
Ndryshe, Agim Ademi ishte intervistuar dje nga policia e Kosovës, kurse pas intervistimit ndaj tij Prokuroria e Shtetit kishte vendosur urdhrin për mbajtje prej 48 orëve.
Ademi ishte dërguar në QKUK për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte shumë e mirë dhe sipas Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, Ademi u tha se do të qëndrojë edhe sot në klinikë.
Kryetari i FFK’së dyshohet për kryerjen e dy veprave penale ‘keqpërdorimi i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’.
Siç u tha të enjten në raportin e policisë i njëjti dyshohet se veprat e lartcekura i ka kryer duke keqpërdorur buxhetin e FFK’së. /gazetametro.net
Arianit Ahmeti paralajmëron klubet: Agim Ademi është pengesë për licencim, mund të bankrotoni